Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

KLSH: Në vitin e pandemisë, 712 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 13:31 | Ekonomi
KLSH: Në vitin e pandemisë, 712 milionë euro dëme në

Llogaritet në rreth 712 milionë euro dëmi që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë vitit të pandemisë që lamë pas.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend raportin për vitin 2020, ku konstatohet se rreth 17,7 milionë euro janë dëm ekonomik si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694,1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, si pasojë jo vetëm e recesionit ekonomik të shkaktuar nga COVID-19, por edhe nga vendimet e parregullta të marrë nga autoritetet.

Kontrolli i Lartë i shtetit konstaton në raportin e vitit 2020 edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura. Sipas KLSH-së, vlera e tyre është 24.4 miliardë lekë, ndërsa qeveria pretendon se është rreth 17 miliardë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit pretendon se detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që rrisin këtë vlerë, si vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani