KQZ shpall rezultatet paraprake, zbuloni të gjithë emrat që futen në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet paraprake për emrat e kandidatëve për deputetë që do të ulen në Kuvendin e Shqipërisë, për 4 vitet e ardhshme.

Partia Socialiste siguroi 74 mandate, Partia Demokratike 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3 mandate.

Në radhët e socialistëve ishin 2 deputetë që thyen pragun e votave duke lënë jashtë kolegët e tyre që ishin renditur më lart në listë, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Ndërsa në radhët e demokratëve ishte Luçiano Boçi që theu herësin duke fituar një vend në Parlament.

Zbuloni të gjithë emrat e deputetëve të legjislacionit të ardhshëm.