Kuksianët pas votimit, mes shpresës dhe pesimizmit për ekonominë

Kukësi i varfër, me nivelin më të madh të papunësisë në vend, një ndër qytetet më të goditura nga emigracioni, vijon të mbetet një bastion besnik i Partisë Demokratike.

Por, sa besojnë vetë kuksianët se e ardhmja në qytetin e tyre do të ndryshojë? Për çfarë ka nevojë qyteti i Kukësit dhe a kanë besim te deputetët të cilëve u dhanë mandatin për t’i përfaqësuar?

“Nuk ma merr mendja se këta kandidatë do të bëjnë diçka. Kukësit i mungojnë të gjitha, duke nisur me punësimin. Djemtë kanë ikur të gjithë jashtë shtetit për punë. Jemi boshatisur”, thotë një qytetar.

Të tjerë qytetarë shprehen pesimistë se dikush do të mendojë për ta: “Nëse e ngrenë zërin për ndonjë të drejtë tonën, ndoshta i dëgjojnë; për punë politike, nuk i dëgjon më njeri ata në Parlament”.

Por, ka edhe qytetarë që shprehen besimplotë se investimet do të vazhdojnë në të mirën e kuksianëve: “Unë mendoj se qeveria do t’i vazhdojë investimet sepse ka dhënë fjalën. Do t’i përfundojë”.

Qytetarët kanë edhe një apel për deputetët që i përfaqësojnë: “Kandidati që fiton në Kukës, duhet të ketë shtëpinë në Kukës. Në Tiranë a Durrës ku rrinë, nuk e vrasin mendjen”.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni