Makina përplaset me motorin, humb jetën 50-vjeçari në Patos

Aksident ok 1100x620
Pamje ilustruese

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e sotme, nga përplasja e një automjeti me një motor ka mbetur i vdekur një 50-vjeçar.

“Sot, rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz të Patosit, shtetasi me iniciale E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit”, lexohet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.