Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta: Trishtim i madh për tragjedinë në Izrael

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 22:30 | Aktualitet

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Izrael. Gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë kremtimit të javës së Pashkës Ortodokse.

“Trishtim dhe hidhërim i madh për tragjedinë e rëndë, që ndodhi gjatë festivalit Lag B’Omer në Mount Meron, në Izrael. Ngushëllimet më të ndjera për familjet dhe të afërmit e viktimave. Bashkë me lutjet tona i gjendemi pranë popullit mik izraelit dhe urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve”, shkruan Meta.

Sipas informacioneve të mediave izraelite, gjithçka ndodhi kur disa njerëz rrëshqitën dhe tërhoqën zvarrë me vete pjesëmarrësit e tjerë. Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një katastrofë të rëndë dhe tha se po lutej për viktimat.

https://a2news.com/2021/04/30/tragjedi-ne-izrael-gjate-nje-kremtimi-fetar-44-viktima-e-dhjetera-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Dita jonë