“Paralajmërimi” i Putin për Perëndimin, anija luftarake lëshon raketa supersonike në Detin e Zi

Raketa e quajtur “Vulkan”, e lëshuar nga kryqëzori rus “Moskva”, goditi një objekt sipërfaqësor në një distancë prej 19 miljesh, gjatë stërvitjes ushtarake të zhvilluar së fundmi në Detin e Zi.

Kjo ngjarje vjen në një periudhë mjaft të tensionuar mes Perëndimit dhe Rusisë, për shkak të frikës së krijuar në Ukrainë nga një pushtim i mundshëm nga Moska.

Një zonë e madhe në Detin e Zi ku është kryer stërvitje u mbyll nga rreth 20 anije ruse, duke bllokuar hyrjen për anijet e huaja, një veprim i cili është dënuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj jave, një anije patrulluese e Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u fut në Detin e Zi. Në maj, Britania do të dërgojë dy anije të pajisura me raketa antiajror dhe një fregatë anti-nëndetëse në Detin e Zi.

Veprimin e fundit nga Rusia, “Daily Mail” e përshkruan si një paralajmërim të Putin ndaj Perëndimit.