Përbërja e parlamentit të ri, analiza e Çipës dhe Nesturit: Ornaldo fenomen i njohur

Prurjet e reja në politikë, thyersit e herësit, por dhe largimi i xhaketave të vjetra kanë shkaktuar jo pak komente, por si i  shohin analistët zhvillimet e fundit?

Duke sjellë në vemendje rastin “Rakipi”, Plator Nesturi shprehet se përfaqësimi i të riut në parlament vjen si pasojë e një fenomeni të njohur tashmë.

“Duket që është një lloj mbështetje. Mos harrojmë që një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare është patriarkale dhe janë votat e rrethit, miqësisë, shoqërisë që ndikojnë. Vetë drejtuesit e kishin parashikuar këtë derisa vendosin në lista persona të tillë. Ajo që më bën përshtypje ndonjëherë janë ata që e pësojnë nga kjo. Përshembull zoti Ervin Bushati, është një person me kontribut në Partinë Socialiste.”

Sipas Aleksandër Çipës, ndikimi i emrave të rinj është i vogël, pasi është lideri ai që vendos.

“Nëse flasim për ndryshime individuae dhe të përfaqësimit të parlament,fatkesisht nuk mund të flasim për një ndryshim të demokracisë. Demokracia te ne është uzurpuar nga roli i kryetarit, kemi arritur të krijojmë kryetarokracinë.”

Me më shumë pozitivitet Çipa sheh tërësinë e  parlamentit të ri, prej të cilit ka shumë pritshmëri.

“Mendoj se do të ketë ndryshim substancial, pasi në radhët e të dyja palëve kaindividë me kontribut në jetën publike. Me valencë dhe në shumicën e rasteve menjë background të konsiderueshëm.”

I të njejtit qëndrimi është dhe Nesturi, i cili ka shpresë në produktivitetin e grupeve të reja parlamentare.

Nëqoftëse kemi një qasje dhe nga Lulzim Basha, që duhet theksuar që është opozita reale e vendit, atëherë mund të kemi një periudhë shumë detante, e cila do të prodhojë ndryshim.

137 emrat e deputetëve të rinj që do ulen në shtator në parlament tashmë janè zyrtarizuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ndërsa Edi Rama, Monika Kryemadhi dhe Tom Doshi duhet të zgjedhin se kush do i zëvendësojë në lista. Dy të parët pasi kanë fituar mandate në më shumë se një qark, ndërsa Doshi pasi është tërhequr.