Plan me 4 faza për rihapjen, Macron: Nga 9 qershori do të lejohen turistët e huaj

Franca bëhet gati për rizgjim. Baret e restorantet, monumentet kulturore dhe të gjitha dyqanet jo të domosdoshme do të rihapin dyert nga 19 maji. Në një intervistë për një gazetë vendase, presidenti Emanuel Macron shpalosi planin me 4 faza për lehtësimin e kufizimeve.

“Në 3 maj do të hapen shkollat e mesme e do të lejohen udhëtimet brenda vendit. Në 19 maj, shtetrrethimi do të shtyhet nga ora 19:00 në orën 21:00. Kafenetë dhe restorantet në ambientet jashtë do të rihapen, e po ashtu dyqanet, kinematë, muzetë dhe teatrot”, deklaroi presidenti.  

Faza e dytë dhe e tretë parashikon lehtësime të mëtejshme, ndër të cilat lejimin e turistëve të huaj në vend nga 9 qershori, përmes një pasaporte shëndetësore.

 “Në 9 qershor shtetrrethimi do të nisë në orën 23:00. Një pasaportë shëndetësore do të prezantohet për personat që do të marrin pjesë në stadium dhe aktivitete të mëdha dhe për turistët e huaj që do të hyjnë në vend. Në 30 qershor, shtetrrethimi do të hiqet plotësisht, por klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura”, vijoi Macron.

Siç mësohet, pasaporta shëndetësore për turistët e huaj, do të favorizojë jo vetëm personat e vaksinuar, por edhe ata që kanë një test negativ apo janë shëruar së fundmi nga Covid-19. Vendi gjendet në izolimin e tretë kombëtar që prej 3 prillit. Infektimet mbetet ende të larta, por vaksinimi është përshpejtuar, me gati 14.6 milionë njerëz që kanë marrë të paktën një dozë.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste