Podolski, i pamëshirshëm ndaj ish-shokut të ekipit: Duhej dënim më i ashpër

podolski metzelder 600x338

Lukas Podolski ka reaguar ashpër pasi u mësua dënimi për Christoph Metzelder, ish-shokun e tij të ekipit në përfaqësuesen gjermane, i cili u akuzua për shpërndarje materialesh pornografike me të mitur.

Metzelder u dënua me 10 muaj liri me kusht, gjë që për Podolskin është shumë pak për një krim të tillë.

Në fillim, ish-sulmuesi shkroi në Twitter frazën “Më vjen për të vjellë”. Më pas, në deklarata për “Bild”, Podolski shtoi dozën: “Ai dënim nuk bën drejtësi. Nuk e kuptoj këtë dënim me 10 muaj liri me kusht. Diçka e tillë duhet të dënohet më ashpër. Edhe pranimi i fajit nuk duhet të të shpëtojë nga një dënim i rëndë kur bëhet fjalë për pornografi me të mitur. Çdo njeri që abuzon me fëmijë duhet të dënohet me ashpërsinë më të madhe të mundshme. Nëse nuk dënohen, fëmijët do të rrezikohen më shumë”.

Christoph Metzelder pranoi të enjten se ka pasur në celular dhe ka shpërndarë 18 foto që kishin lidhje me pornografinë me fëmijë.