Presidenti Biden shfaqet romantik, këput një lule dhe ia dhuron gruas së tij

Joe Biden shfaqet siç nuk e keni parë kurrë  më parë, një romantik dhe i ndjeshëm, teksa i dhuron gruas së tij, Jill, një lule, duke fituar zemrat jo vetëm të amerikanëve.

Presidenti amerikan, i cili kremtoi 100 ditët e tij të para në detyrë, këputi një lule pambuku nga lëndina gjatë një ndalese në udhëtimin e tij në Xhorxhia dhe ia dha gruas së tij para se të hipte në helikopterin e tij. Legjenda thotë se me lule pambukun mund të mendosh një dëshirë, ose të zbulosh një gënjeshtër.

Elegant, modest dhe i thjeshtë, Joe Biden u përkul për tokë duke habitur të gjithë. Ai u tërhoq nga një lule pambuku, (e cila rritet spontanisht kudo), ndoshta i lidhur me kujtimet e fëmijërisë dhe nuk hezitoi ta merrte atë për Jill-in e tij, e cila, e mbuluar me maskë, nuk mund ta përfundonte ritualin bestyt, duke fryrë petalet e lules.

Lulja e pambukut ka shumë veti medicinale, por mbi të gjitha një kuptim simbolik (forcë, shpresë, besim) aq sa i atribuohen fuqi magjike, duke e bërë atë një burim frymëzimi për legjendat e ndryshme. Për të dashuruarit, të bësh një dëshirë para lules dhe ta frysh për të shpërndarë të gjitha farat në një fryrë të vetme do të thotë të shohësh ëndrrën të realizuar. Për fëmijët, loja e gënjeshtrave vlen. Nëse mbeten fara të lules, tregojnë se sa gënjeshtra tha ai që e dha lulen, kurse nëse ikin të gjitha farat ose petalet, kjo do të thotë që personi që na e dhuron është vërtet i sinqertë. Lulja e pambukut përmendet edhe nga poetë dhe shkrimtarë, secili duke i dhënë asaj kuptimin e saj.