Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rikthimi në shkolla, Ministrja Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 18:56 | Aktualitet
Rikthimi në shkolla, Ministrja Kushi: Angazhim maksimal për

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore.

"Pas vendimit më të fundit për t'u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim 'online' me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit", shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Kushi ka nënvizuar edhe pikat kryesore të diskutimit:

"Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani