Sadiku humb penallti në Copa Sudamericana, ende në pritje të golit të parë

Sadiku penallti bolivar 1100x620

Armando Sadiku humbi shansin më të mirë, për të shënuar golin e parë zyrtar me Bolivar, skuadrën nga Bolivia në të cilën u transferua në merkaton e janarit.

Në ndeshjen e fazës së grupeve të Copa Sudamericana, ekuivalenti i Europa League në kontinentin tonë, shqiptari kishte mundësi të realizonte me penallti.

Momenti i penalltisë

Në ndeshjen me Wilstermann, skuadrën tjetër boliviane, Sadiku shpërdoroi shansin e minutës së katërt. Në këtë mënyrë, sulmuesi nuk arriti të bëhet shqiptari i parë që shënon në turneun prestigjioz të Amerikës së Jugut, ndërsa ndeshja përfundoi në barazim pa gola.