Seri sulmesh me bomba në Afganistan, të paktën 30 viktima

Untitled collage 2021 04 30T220928.769 1100x620

Të paktën 30 persona u vranë dhe shumë të tjerë u lënduan nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Afganistanin mbrëmjen e së premtes.

Ndërkohë që një tjetër sulm me autobombë në qytetin Pul-a Alam në Logar plagosi të paktën 30 kalimtarë.

Ngjarja me shumë viktima u shënua pranë një spital që është i pajisur dhe me një konvikt, ku shpesh herë flenë studentë dhe të pastrehë.

Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj të cilët kishin mbërritur në qytet për të dhënën provimet e tyre për t’u pranuar në universitet.

Deri në këto moment asnjë grupim nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve të përgjakshme.