Stalini drejt rikthimit në pushtet në Indi

Untitled collage 2021 04 30T222829.060 1100x620

Një politikan i quajtur njëlloj si diktatori rus, Jozef Stalin pritet të marrë pushtetin dhe të fitojë zgjedhjet në një shtet në Indi.

Exit poll-et tregojnë se partia Dravida Munnetra Kazhagam e M.K. Stalin pritet të fitojë zgjedhjet në shtetin Tamil Nadu me një diferencë shumë të madhe.

M.K. Stalin lindi në vitin 1953, disa ditë pas vdekjes së Stalinit të vërtetë dhe i ati i tij ia vuri emrin pikërisht për të kujtuar diktatorin komunist.

Gjatë një interviste për mediat, M.K. Stalin tregon se ka hasur probleme në aeroport gjatë një vizite  në Rusi dhe është marrë në pyetje deri sa është verifikuar, pikërisht për shkak të emrit.