Tragjedi në Izrael gjatë një kremtimi fetar, 44 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën 44 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë kremtimit të javës së Pashkës Ortodokse në malin Meron, në Galile, në verilindje të Izraelit. Sipas informacioneve të mediave izraelite, gjithçka ndodhi kur disa njerëz rrëshqitën dhe tërhoqën zvarrë me vete pjesëmarrësit e tjerë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një katastrofë të rëndë dhe tha se po lutej për viktimat.

Dhjetëra mijëra thuhet se morën pjesë në këtë kremtim, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Dhjetëra ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia u kërkoi të gjithëve të evakuoheshin.

Zyrtarët e urgjencës thanë se 38 persona ishin në gjendje kritike, ndërsa gjashtë të plagosur në gjendje më të rëndë.

Raportet e hershme treguan se një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët më vonë thanë se ishte rezultat i një shkeljeje, pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë.

Shërbimi kombëtar i emergjencave po lufton për shpëtimin e jetëve të dhjetëra të plagosurve.