Vijnë 25 mijë doza Sputnik, Rama: Do ta arrijmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kanë mbërritur në Shqipëri 25 mijë doza të tjera vaksine, Sputnik.

“Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten dhe objektivi i 1/2 milionë të vaksinuarve brenda majit do të arrihet në pjesën e parë të muajit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se deri tani, në vendin tonë janë kryer 450 mijë vaksinime, ndërsa kanë mbërritur 728 mijë doza vaksinash antiCovid.

Në Shqipëri janë momentalisht në përdorim 4 vaksina, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V. Shqipëria fillimisht e refuzoi ofertën e Rusisë për të marrë vaksinën ruse, por në mesin e muajit prill u arrit një marrëveshje për blerjen e saj. Akti normativ parashikon që marrëveshja të qëndrojë sekrete dhe nuk jepen detaje se sa vaksina janë blerë dhe se sa kanë kushtuar ato.