Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjosa Osmani uron PS për fitoren, nuk përmend Ramën

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 07:15 | Politikë
Vjosa Osmani uron PS për fitoren, nuk përmend Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thyer heshtjen dhe ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit, si edhe ka përgëzuar Partinë Demokratike për fushatën elektorale. Në mesazhin e saj të shkurtër në Twitter, Osmani nuk përmend në asnjë rresht kryeministrin Edi Rama, por uron që përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politikë të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Mesazhi i urimit të presidentes së Kosovës vjen disa ditë pas urimit të homologëve të saj dhe liderëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë