Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

9 viktima nga koronavirusi në Kosovë, vijon ulja e numrit të rasteve të reja

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 15:47 | Kosova
9 viktima nga koronavirusi në Kosovë, vijon ulja e numrit të

Nëntë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shifër që e çon në 548 numrin total të viktimave.

Sipas shifrave ditore të publikuara, vijon rënia e numrit të rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19. Këtë të enjte janë konfirmuar vetëm 78 të tilla, ndërkohë që një ditë më parë ishin konfirmuar 112. Në total, vendi numëron 13971 raste të konfirmuara, prej tyre 3130 raste ende aktive.

Lajme të mira vijnë sa i përket numrit të të shëruarve, ku në 24 orët e fundit janë raportuar 190 të tillë, gati 30 më shumë se një ditë më parë. Në total, Kosova numëron 10113 të shëruar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani