Dialogu me Serbinë, Haradinaj: Do të bashkëpunoj me Kurtin, pres takimin

KR HARADINAJ ARRESTIMET frame 670 1100x620

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideroi normale paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti, gjatë vizitës në Bruksel.

Duke theksuar se kreu i qeverisë e ka detyrim t’i mbrojë interesat e shtetit, Haradinaj tha se është i hapur për bashkëpunim sa i përket dialogut me Serbinë.

“Kryetari i qeverisë i kryen detyrat që i ka të besuara nga parlamenti. Kuptohet mbron interesat e Kosovës dhe kjo është detyrë e kryetarit të Qeverisë. Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës.”, u shpreh Haradinaj.