“Europa e re, shumë tërheqëse”, investimi i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri

“Europa e re është shumë tërheqëse për mua.” Kështu shprehet Mohamed Alabbar, drejtori i kompanisë Emmar Properties duke iu referuar Shqipërisë, ndërsa foli për gjigandin mediatik CNN për investimin prej 2.5 miliardë dollarë për ndërtimin e portit të ri turistik të Durrësit.

“Kur shoh çfarë po ndodh me Shqipërinë, kur shoh qeverinë se sa shumë përpiqet ta çojë vendin përpara, preferoj të jem i pari që investon aty.”

Alabbar thotëse të gjithë treguesit janë pozitivë. Sipas tij, rritja është dyfishuar në sektorin e turizmit dhe përmend vijën bregdetare e mrekullueshme. Pasi vlerëson qeveritë e Ballkanit që punojnë ditë e natë për të qenë pjesë e Europës së Vërtetë, kreu i kompanisë investitore, komenton edhe reputacionin negativ të Shqipërisë në trafikun e drogës dhe korrupsionin.

“Fatkeqësisht, Shqipëria i pati këto në të kaluarën për shkak të qeverive të kaluara, ndoshta që para 90’-ës. i është dashur të përballet me këtë dhe ta kalojë atë fazë.”

Sa i përket rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të nëntorit të 2019-ës, Alabbar thekson se projekti i investimit do të ndihmojë në këtë drejtim gjithashtu edhe për ta bërë Shqipërinë të njohur, duke tërhequr edhe investitorë të tjerë.

“Të ndërtosh portin më të madh në detin Adriatik në Durrës, me qindra apartamente, dyqane dhe qendra tregtare, ky investim për mua është një ëndërr që kam dhe po e bëj realitet.”