Interi vendos një dorë te titulli, Crotonen e mban në Serie A vetëm matematika

interi lukaku gol ndaj torinos 1100x620

Interi ka fituar me rezultatin 0-2 ndeshjen përballë Crotones, për të hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt titulli kampion në Serie A.

Eriksen dhe Hakimi shënuan nga një gol në pjesën e dytë të takimit, që zikaltërit të vendosin një dorë në trofeun e shumëpritur prej vitesh.

4 javë nga përfundimi i kampionatit italian të futbollit Inter ka grumbulluar plot 74 pikë dhe një hap fals i Atalantës, e shpall kampion që ditën e diel.

Nga ana tjetër, Crotone është pothuajsë në Serinë B në sezonin e ardhshëm dhe vetëm matematika nuk e ka zyrtarizuar këtë verdikt.