Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në terr prej pandemisë, Italia do të dërgojë një mision në Indi

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 19:42 | Bota

Momentalisht është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit dhe spitalet janë në kolaps dhe për këtë arsye solidariteti global për Indinë është më i nevojshëm se kurrë.

Italia ka vendosur që ditën e nesërme të dërgojë nga aeroporti i Torinos një mision humanitar për të ndihmuar autoritetet vendase në përballimin e kësaj situate shkatërrimtare.

Ekipi është i përbërë nga personeli i Emergjencës në Rajonin e Piemontes dhe do të ketë për detyrë të bëjë operativ sistemin e oksigjenit për 100 persona në një spital të Delhit.

Në 24 orët e fundit, India shënoi një tjetër rekord negativ, ku më shumë se 400 mijë persona u infektuan nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë