Nuk ka të ndalur, Broja, shënuesi më i mirë i Vitesse për këtë sezon

Untitled collage 2021 05 01T211115.762 1100x620

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja është duke kaluar një moment të shkëlqyer te Vitesse në Holandë, e cila në këtë pikë të kampionatit është duke luftuar për vendin e tretë në renditje.

19-vjeçari shqiptar shënoi një gol shumë të bukur në përballjen që Vitesse luajti këtë javë përballë ekipit të Zwolle.

Në javën e 31 të kampionatit holandez, Broja ka shënuar plot 10 gola për Vitesse, duke u bërë golashënuesi kryesor për ekipin e tij.