Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas ndarjes, Jennifer Lopez gjen ngushëllim te Ben Affleck

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 12:02 | Showbiz

Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez po i kalon ditët e vështira me ish-partnerin Ben Affleck.

Jennifer dhe aktori janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pavarësisht se paparacët nuk kanë mundur t'i fotografojnë bashkë.

Page Six raporton se rojet e sigurimit e marrin aktorin dhe e përcjellin sërish kur del nga shtëpia e saj pasi ka kaluar disa orë atje.

Burimet thonë se aktori është parë më shumë se 3 herë me Lopez që nga koha kur kjo e fundit është rikthyer në Los Angeles.

Ende nuk dihet nëse dyshja janë në një marrëdhënie romantike apo thjesht vijojnë të ruajnë miqësinë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë