Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përcaktohet finalja e Kupës së Gjermanisë

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 22:21 | Futboll
Përcaktohet finalja e Kupës së Gjermanisë

Borusia Dortmund është finalistja e dytë e Kupës së Gjermanisë për sezonin 2020-2021.

Verdhezinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen gjysmëfinale përballë Hosten Kiel, i cili aktualisht militon në kategorinë e dytë.

Ndeshja nuk kishte histori me Dortmund që tregoi që në minutat e para që kërkon të dalë me një trofe në këtë sezon. Golat në këtë takim u shënuan nga Reyna, Reus, Bellingham dhe Hazard.

Dortmund do të përballet në finale me Leipzig, i cili eliminoi një ditë më parë Werder Bremen në kohën shtesë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli