Plagoset me thikë punonjësi i policisë bashkiake në Berat

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Një punonjës i policisë bashkiake në Berat është plagosur me thikë nga një 55-vjeçar, i cili është në pranga nga policia.

Bëhet e ditur nga policia se arrestimi i shtetasit me iniciale M.K. u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me thikë duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.