Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Protesta të dhunshme në Turqi për 1 Majin

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 16:18 | Bota

Policia turke arrestoi të paktën 200 persona gjatë një protestë të dhunshme që u zhvillua në rrugët e Stambollit me rastin e 1 majit, Ditës së Punëtorëve.

Ndërhyrja e ashpër e policisë erdhi dhe si pasojë e masave të ashpra anticovid të vendosur nga autoritetet, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, forcat speciale të policisë ushtruan dhunë ndaj drejtuesve të protestës duke i hedhur në tokë dhe goditur. Protesta të ngjashme u mbajtën dhe në qytetin e Izmirit.

Autoritetet turke kanë vendosur një izolim 17 ditor në të gjithë vendin, ku të gjithë dyqanet, shkollat janë mbyllur dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ulur numrin e infektimeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu