Shifra rekord në Indi, mbi 400 mijë raste me Covid-19 në ditë

indi 1100x620

Pandemia koronavirus ka dalë totalisht jashtë kontrollit në Indi. Gjatë të shtunës janë raportuar mbi 400 mijë raste të reja, rekordi më i lartë në të gjithë botën. Kjo e çoi bilancin në mbi 19 milionë persona të infektuar me Covid-19 në Indi, që prej fillimit të pandemisë. I lartë është edhe numri i jetëve të humbura në 24 orë, mbi 3500.

Bilanci total i viktimavve është mbi 211 mijë. Probleme te shumta paraqiten në strukturat spitalore, ndersa raportohet mungesë mjetesh dhe personeli mjeksor.

Ministria e Shëndetësisë ka hapur qëndra të shumta vaksinimi, ndërsa raportohet se janë administruar rreth 155 milionë doza. Megjithatë vetëm 2% e popullatës është imunizuar plotësisht ndaj Covid-19. India ka zgjeruar dhe grupmoshën e personave që mund të vaksinohen në 18 vjeç e sipër.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4