Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Strukturat misterioze në Arabinë Saudite, më të vjetra se piramidat e Egjiptit

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 13:25 | Lifestyle

Qindra monumente prej guri janë zbuluar të shpërndara në veriperëndim të Arabisë Saudite. Studiuesit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për struktura që datojnë rreth 7 mijë vjet më parë, më të vjetra se edhe piramidat e Egjiptit.

Më shumë se 1 mijë struktura të tilla janë fotografuar nga helikopteri nga studiuesit. Nga të dhënat e grumbulluara deri tani besohet se këto struktura prej guri mund të jenë përdorur gjatë një rituali nga anëtarë të një kulti bagëtish, të cilët kanë flijuar lopë, dhi dhe dele për një perëndi të panjohur.

Këto struktura morën pak vëmendje kur u zbuluan për herë të parë në vitet 1970. Së fundmi, një grup arkeologësh nga Australia eksploruan strukturat misterioze, duke fluturuar me helikopter. Ata gjetën mbi 1 mijë të tilla, mbi dy herë më shumë sesa mendohej më parë që ekzistonin.

Këto struktura shtrihen në një gjatësi nga 20 deri në 700 metra. Në fillim mendohej se ato janë krijuar për të mbajtur kafshët e gjalla brenda tyre, por kjo hipotezë u rrëzua pasi lartësia e gurëve është e ulët. Hugh Thomas, autori i studimit të fundit, zbuloi se janë gjetur brirë të kafshëve dhe sipas tij këto struktura janë përdorur për flijimin e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani