Të shtëna me armë zjarri në Krujë, plagoset 61-vjeçari pas një sherri

policia vlore 600x338

Një 61 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë pasi ishte qëlluar me armë zjarri pas një sherri të momentit.

Policia e Shtetit njofton se shtetasi Arben Dedja qëllua me armë zjarri në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijon krehjen e zonës për të kapur autorin e ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar disa persona si dhe po kontrollohen pamje filmike për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.