Tjetër rrëzim i frikshëm për Márquez, aty ku një vit më parë theu krahun

Nga Jerez në Jerez, pista ku një vit më parë, Marc Márquez aksidentohej me pasojë një frakturë në krah, spanjolli është i pafat pasi u rrëzua sërish, por këtë herë fatmirësisht pa pasoja.

Në përgatitjet për garën e tij të dytë që pas rikthimit, gjashtë herë kampioni i botës po zhvillonte sesionin e fundit të provave të lira, në momentin që humbi kontrollin dhe doli nga pista, me motorin që u shkatërrua.

Në pamje të parë, aksidenti u duk i frikshëm, por Marquez arriti të ngrihej menjëherë dhe gëzon shëndet të plotë për garën e kësaj të diele.