Transferta e Interit me vendin e fundit nis me probleme, mjegulla kishte mbuluar aeroportin

interrr 600x338

Interi do të luajë pasditen e sotme ndaj Crotones, por udhëtimi kalabrez për zikaltrit e Interit nuk filloi në mënyrën më të mirë.

Zikaltrit duhet të ishin ulur mbrëmjen e së premtes në aeroportin Sant’Anna në Crotone, por nuk ishte e lehtë. Për shkak të mjegullës së dendur, pilotët u detyruan të ndryshojnë itenerar. Ata vendosën të ulen në Lamezia Terme, rreth 100 kilometra nga Sant’Anna.

Skuadra e Conte-s u detyrua të marrë autobusin për të shkuar në Crotone, ku sonte do të kërkojë pikët që mund të sigurojnë titullin e 19 në Itali.