Videoja shokuese, momentet kur rojet bregdetare dhunojnë emigrantët

Untitled collage 2021 05 01T205335.111 1100x620

Organizata jofitimprurës “Sea Watch” ka publikuar një video shokuese që tregon rojet bregdetare që dhunojnë emigrantët në gomone që janë nisur drejt Europës.

“Ja si sillet roja bregdetare e Libisë gjatë ndalimit të një varke. Persona në vështirësi rrihen dhe detyrohen të kthehen nga ferri nga i cili janë larguar”, shkruhet në postimin përkrah videos.

Videoja është filmuar nga ekuipazhi i anijes SeaWatch 4 dhe së bashku me fakte e prova të tjera do t’i dorëzohet autoriteteve ndërkombëtare.