Ambasadorët e SHBA dhe BE urojnë besimtarët ortodoksë në Shqipëri

WhatsApp Image 2020 06 01 at 16.20.11 1100x620

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca kanë uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në vendin tonë për Ditën e Pashkëve. Në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, ambasadorja Kim uron pë rmë shumë shpresë në këto ditë pranvere.

“Gëzuar Pashkën Ortodokse nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA në Tiranë! Ju urojmë shpresë në këto ditë të bukura pranvere”, shkruan Kim.

Edhe ambasadori Soreca uron një Pashkë të shenjtë që me gëzim, pozitivitet dhe paqe.

“Gëzuar Pashkën!

Për të gjithë besimtarët ortodoksë të Shqipërisë!

Duke ju uruar një Pashkë të shenjtë e cila mbush jetën tuaj me gëzim, pozitivitet dhe paqe!”shkruan Soreca.