Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Arrest me burg minorenit që grabiti argjendarinë në Vlorë

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 11:38 | Kronikë
Arrest me burg minorenit që grabiti argjendarinë në Vlorë

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë për minorenin Martin Kapllanaj. 17-vjeçari grabiti me armë argjendarinë në Vlorë pak ditë më parë.

Seanca gjyqësore është gjykuar nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 prillit në një argjendari në Vlorë, ku tentativa e grabitjes së 17-vjeçarit hasi në në rezistencën e dy të rinjve, që ndodheshin në argjendari, dhe pronares.

A2 CNN Livestream

Dita jonë