Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Atalanta ndalet, Interi kampion për herë të 19-të

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 17:01 | Futboll
Atalanta ndalet, Interi kampion për herë të 19-të

Inter është skuadra kampione e Serisë A për sezonin 2020-2021. Zikaltrit e Antionio Contes kanë fituar titullin kampion pa zbritur në fushë, kjo për shkak të barazimit të Atalantës përballë Sasuolos pasditen e kësaj të diele.

 Ndalesa e Atalantës, i mundëson Interit sigurimin matematikisht të vendit të parë, pozicion që milanezët e ruajnë prej muajsh, me një diferencë të theksuar nga ndjekësit. Inter thyen në këtë mënyrë dominimin 9 vjeçar të Juventus rikthehet te titulli kampion pas 11-vjetësh.

Ky është titulli numër 19 i klubit milanez, që për herë të fundit ka triumfuar në Itali, në vitin 2010.

https://a2news.com/2021/05/02/interi-kampion-milano-ngjyroset-zikalter-pergezimet-e-para-vijne-nga-juventusi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani