Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fermerët e Beratit: Dhjetëra tonë vaj ulliri pa shitur, s'ka interes nga tregtarët

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 14:10 | Sociale
Fermerët e Beratit: Dhjetëra tonë vaj ulliri pa shitur, s'ka

Në fshatin Drobonik fermerët presin me sytë nga rruga se mos ndonjë tregtar do të vij të interesohet për të blerë prodhimin e tyre. Në shtëpi kanë me dhjetëra tonë vaj ulliri të pashitur.

Prodhimi i këtij sezoni ishte i bollshëm, por kanë shitur vetëm një pjesë të vogël të tij.

Çmimi i ofruar nga tregtarët thonë se nuk mbulonte shpenzimet e tyre, ndaj nuk kanë pranuar ta shesin nën kosto.

Të zhgënjyer janë edhe me pushtetin vendor dhe atë ekzekutiv. Fermerët thonë se nuk kam përfituar subvencione.

Në Berat prodhohen mesatarisht në vit deri në 37 mijë tonë vaj. Kjo sasi është e aftë të mbulojë tregun vendas si dhe të eksportohet një pjesë jashtë vendit. Fermerët thonë se importi i vajit nga Greqia është një faktor që ndikon në bllokimin e tregut të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë