Formula 1, Hamilton triumfon në Portugali

Hamilton mercedes 1100x620

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi Çmimin e Madh të Portugalisë në Portimao, garën  e tretë të Botërorit e Formula 1.

Britaniku fitoi ndaj rivalit të përhershëm, holandezit Max Verstappen, ndërkohe që finlandezi Bottas mbyll podiumin në vend të tretë, pasi kishte marrë “pole position”  në provat zyrtare.

Gara përjetoi disa parakalime spektakolare të Verstappen ndaj Hamilton, i cili nuk mungoi të kundërpërgjigjej.  

Ferrarit e Leclerc dhe Sainz radhiten respektivisht në vend të 5 dhe të 11, duke mos konkurruan në asnjë moment për fitore. Ky është triumfi i 97 në karriere për Lewis Hamilton, që rikthehet në krye të klasifikimit.