Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Interi kampion, Milano ngjyroset zikaltër. Përgëzimet e para, vijnë nga... Juventusi

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 18:26 | Futboll

Interi nuk fitonte kampionatin prej më shumë se një dekade, dhe barazimi i Atalantës me Sassuolon i dhuroi zikaltërve kampionatin e 19-të të historisë.

Trumfi i djemve të Antonio Contes në ketë sezon ishte total, por te tifozët që nuk mundën të ndiqnin ekipin e tyre në stadium në asnjë ndeshje,  frika e një zhgënjimi mbeti deri në arritjen aritmetike të objektivit.

https://www.facebook.com/iloveim1908/posts/10161023810433696

Pas fishkëllimës së ndeshjes së Sassuolos, mijëra tifozë u mblodhën në sheshin e Duomos në Milano, duke shmangur për një moment masat e distancimit social ndaj pandemisë.

Tifozat e kanë qepur menjëherë " Scudetton", që certifikon fitoren në kampionat

Ndërkohë, përgëzimet për Interin erdhën nga të gjithë ekipet mike, edhe pse mesazhi i parë erdhi pikërisht nga kundërshtari i përhershëm, Juventusi.

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar

Presidenti juventin Andrea Agnelli përgëzoi kolegun Steven Zhang. “ Bravo Steven, jam i lumtur për ty, dhe krenar qe jam një kundërshtar i fortë në fushë por edhe një mik jashtë fushës”, edhe pse parlajmëron: “Do të rikthehemi!”.

https://twitter.com/andagn/status/1388871069239595009

Mjalti midis dy ekipeve italiane do të ishte i pamundur në kohën e Massimo Moratit, i cili nuk mungoi të përgëzonte ekipin me të cilin fitoi gjithçka. Presidenti historik i Interit, i fundit që ka fituar kampionatin. shkruan se “ Fola me Zhang, e komplimentova, dhe më pëlqen shumë, shpresoj të mbetet gjatë, bashkë me Conten”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani