Kremtohen sot Pashkët Ortodokse, A2 CNN uron të gjithë besimtarët e krishterë

pashket 1100x620

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë sot festën e Pashkëve. Të krishterët kremtojnë ringjalljen e Jezus Krishtit, që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Për shkak të pandemisë dhe orës policore të vendosur në vendin tonë mesha e cila do të duhej të mbahej në mesnatë u zhvendos në mëngjes në ambientet e brendshme të Kishës.

 Në këto Pashkë ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve duke ruajtur distancimin social, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nëpërmjet  televizorit, duke i kryer në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë edhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë mbizotëron atmosfera e Pashkëve, me vezët gjigante shumëngjyrëshe të vendosura, rreth tij.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezus Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.

Pjesë e traditës së Pashkës Ortodokse është edhe buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

A2 CNN uron të gjithë besimtarët ortodoksë: Gëzuar Festën e Pashkëve!

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4