Mesazhi i Bashës për Pashkë: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat me besim se e mira do të mundë çdo sfidë e padrejtësi

basha pashke 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i opozitës, përcjell mesazhin se “drita e ringjalljes i mbushtë zemrat dhe vatrat e çdo familje shqiptare me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi”.

Mesazhi i Lulzim Bashës:

Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!