Moto GP, Miller fiton garën e Spanjës, Quartararo udhëheq klasifikimin

Miller Moto GP 1100x620

Jack Miller është fituesi i Çmimit të Madh të Spanjës në Moto Grand Prix. Piloti vendas u nis nga vendi i tretë dhe e kaloi i pari vijën e finishit në Herez duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Francesco Bagnaia dhe Franco Morbidelli.

Ky është suksesi i parë sezonal për Miller, ndërkohë që Dukati, arrin të mbyll një garë në dy vendet e para, për here të parë prej vitit 2018.

Jack Miller

Vetëm vend i 9 per Mark Marquez që zhvilloi garën e dytë që pas rikthimit, ndërkohë që në provat e lira të kësaj fundjave, ishte protagonist i një tjetër rrëzimi te frikshëm.

Renditja aktuale e Moto GP kryesohet nga italiani Bagnaia, ndjekur nga Fabio Quartararo, i vetmi që ka arritur të fitoje dy gara deri më tani.