Parashikimi i motit: 2 maj 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Dita nis me kthjellime e vranësira te dukshme, por vetëm reshje afatshkurtra në zona të izoluara në qendër dhe lindje të vendit. Mesdita fuqizon kthjellimet të cilat vijojnë deri në mbrëmje, kur sërish vranësirat bëhen të dukshme, por nuk priten shira në vend.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesdite duke luhatur dy vlerat ditore nga 10 në 28 grade Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në jug, por mesatare deri e fortë në veri e qendër, nga drejtimi jugor deri në mesditë kur era dobësohet ndjeshëm në territor duke marrë edhe drejtim verior.