Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagosi me armë 61-vjeçarin në Krujë, arrestohet një ditë më pas autori

Nga A2 CNN
2 Maj 2021, 10:08 | Kronikë
Plagosi me armë 61-vjeçarin në Krujë, arrestohet një

Policia e Krujës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 61-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan e autorit të dyshuar. Ai është 42-vjeçari F. Rr., banues në fshatin Luz të Fushë Krujës.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur" në Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin 61-vjeçarin me iniciale A. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani