Rikthimi i madh, Dinamo mund Korabin dhe sheh Superioren një fitore larg

DINAMO PRANE SUPERIORES frame 355 1100x620

Dinamo është vetëm një hap larg rikthimit në Kategorinë Superiore. Klubi legjendar i futbollit mund 1-0 Korabin, në atë që mund të cilësohej si dueli direkt për ngjitjen në elitë dhe tashmë ka një distancë të sigurt nga vendi i dytë në grupin A të Kategorisë së Parë.

Dy javë nga mbyllja e sezonit të rregullt, Dinamos i mjafton vetëm një fitore për tu ngjitur zyrtarisht. Diçka e tillë pritet të konkretizohet në ndeshjen e ardhshme që “nëndetësja” luan me Vorën e vendit të fundit.

Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë pas 11 vitesh, Superiores do t’i rikthehet klubi i dytë më i suksesshëm në Shqipëri, me 18 tituj kampion.