Shtyhet super ndeshja, tifozët e Manchester United pushtojnë fushën për protestë ndaj…pronarëve

E pabesueshme çfarë po ndodh në Britaninë e Madhe, pikërisht në Mançester, aty ku ndeshja e rëndësishme midis Red Devils dhe Liverpool u shty për shkak të protestës masive të tifozëve të shtëpisë.

Manchester United ndodhet në vend të dytë dhe me shumë mundësi do të luajë finalen e Europa League këtë vit, por tifozët kanë vite që kritikojnë familjen Glazer, miliarderët amerikanë që kanë kuotën kryesore të ekipit të njohur, por që nuk kanë arritur me investimet e tyre të rikthejne Manchester United në dominuesen e dikurshme të Premier League, kur ekipin e drejtonte Fergusson.  

Aq më shumë, që në dekadën e kaluar ashtu si dhe në këtë sezon të fundit, protagonistja absolute ka qenë rivalja e qytetit, dikur e shpërfillur nga United, pikërisht City i sheikëve dhe Guardiolës.

Por pika kulmore për tifozët arriti javët e fundit me aderimin e Red Devils në Superligë, së bashku me 11 ekipe të tjera europiane, që u cilësua nga tifozët si një tradhti ndaj vlerave dhe traditës shekullore të ekipit.

Qindra tifozë mësynë sot në perimetrin e stadiumit, disa prej tyre me pankarta, dhe nuk munguan momentet e tensionit me forcat e rendit. Disa prej, tyre arritën edhe fushën e blertë, diçka që bindi autoritetet të shtyjnë ndeshjen.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar