9 muaj në qelitë e “egra”, Shullazi në Gjykatën e Lartë: Më nxirrni nga 41bis

Emiliano Shullazi tenton Gjykatën e Lartë për të shpëtuar nga regjimi i ashpër i burgut 41bis. I dënuari me 14 vite heqje lirie për “gjobëvënie” dhe “grup të struktuuar kriminal” qëndron prej 9 muajsh i vetmuar në qeli dhe pa kontakte me botën e jashtme, në të njëjtin regjim ku ndodhen edhe 4 të bashkëpandehurit e tij.

Pasi Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaccëm i refuzuan kërkesën për të dalë nga regjimi i egër, Shullazi ka trokitur në Gjykatën e Lartë. Në rekursin e depozituar në këtë Gjykatë, Shullazi kundështon urdhrin e Ministres së Drejtësisë të datës 28 korrik 2020 për izolimin e tij në regjimin e posaçëm brenda burgut 313 në kryeqytet.

Me të njëjtën kërkesë, Gjykatës së Lartë i është drejtuar edhe i bashkëpandehuri i Shullazit, Endrit Zela. Teksa vijojnë betejën kundër regjimit të ashpër në qeli, procesi gjyqësor ndaj Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve ka ngelur në vend numëro prej gati dy vitesh në Gjykatën e Posaçme.

Në seancën e fundit, Shullazi shtoi radhët e mbrojtjes me një avokate greko-amerikane, të cilët paralajmëruan dërgimin e dosjes në Strasburg. Emiliano Shullazi dhe të bashkëpandehurit janë dënuar me 55 vite burg në total nga Shkalla e Parë e Krimeve të rënda në nëtor të vitit 2018.