A mund të shkarkohet Ilir Meta? Gjoni: Është vetëm çështje kohe

Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, me argumentin se para dhe gjatë fushatës, ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Për Edlira Gjonin, ky tashmë është një fakt dhe është vetëm çështje kohe shkarkimi i tij. Ajo thekson se përplasja mazhorancë-president nuk është institucionale, por e personave që e kanë krijuar këtë ngërç. Sipas saj kjo është një krizë e stisur.

“Kjo nuk është përplasje institucionale, por e personave që kanë krijuar këtë ngërç. Tani pas zgjedhjeve të jetë akti i parë nga parlamenti ekzistues. Balla nën entuziazmin e kaq shumë votave merr këtë nismë. Nuk besoj që është më e forta por ka më shumë debat publik, është në qendër të vëmendjes. Ka disa shkelje të Metës që na kanë shokuar fjala e tij mbi të gjitha parashikimet, por unë besoj që është krizë e stisur”.

Sipas saj Partia Socialiste këtë herë ka më shumë argument juridik për shkarkimin e kreut të shtetit nisur edhe nga retorika e tij gjatë fushatës zgjedhore.

“PS ka një strategji të jashtëzakonshme, ka djegur emrat, ka marrë ato firma që i duheshin për të pasur numrin e nevojshëm për shkarkimin e presidentit dhe nuk i është dashur firma e Xhafës. Mendoj që nuk ia kanë kërkuar, besoj që ka më shumë argument juridik PS këtë hërë është që e gjithë retorika e presidentit na ka lënë të gjithë syhapur. Ka mbajtur anë politike. Presim që presidenti t’i kundërvihet. Mungesa  e konsistencës së presidentit ka qenë shumë flagrante.

PS jo vetëm që ka shumicën e firmave, por i ka dhënë argumenta në një periudhë zgjedhore ku pozicioni i presidentit është i mirëpërcaktuar për çdo lloj rrethane e periudhe zgjedhore. Kjo është vetëm çështje kohe”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar