BE do të shpërndajë në Ballkan 651 mijë doza të vaksinës Pfizer

oliver varhelyi 1 1 1100x620

Bashkimi Europian do të dërgojë 651 mijë doza të vaksinës Pfizer / BioNTech në Ballkanin Perëndimor. Lajmi u dha përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Sipas tij deri më tani BE ka sigurua për rajonin deri në 1 milion vaksina, përfshirë edhe ato të skemës së Covax, ku BE është donatori më i madh.

“BE ka shoqëruarBallkanin Perëndimor në luftën kundër COVID19 që nga fillimi. Tani ne jemi duke shpërndarë 651,000 doza të Pfizer / BioNTech në rajon,  së bashku me vaksinat e marra përmes COVAX, ku BE është donatori më i madh, gati një milion janë siguruar. Ne kujdesemi”, thuhet në njoftimin e komisionerit.

Ndërkaq zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero ka bërë të ditur se Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 4.2 milionë euro pajisje mjekësore që nga fillimi i pandemisë.

“Mjete dhe pajisje mjekësore të specializuara për parandalimin dhe trajtimin Covid19 me një shumë totale prej 4.2 milionë euro i janë dhuruar Shqipërisë që nga fillimi i pandemisë”, shkruan Pisonero.