Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Billie Eilish transformohet totalisht...

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 14:11 | Lifestyle

Billie Eilish është shfaqur krejtësisht ndryshe në kopertinën e Vogue. E njohur për veshjet e saj të gjera dhe ku mbizotëron ngjyra jeshile, në këtë set Billie zgjodhi një korse dhe fund Gucci, dhe aksesorë lateks.

E frymëzuar nga modelet klasike pin-up, veshja e Billie “fsheh” disa mesazhe shumë të fuqishme.

“Të tregosh trupin ose lëkurën ose të mos i tregosh, nuk ka pse të largojë respektin tuaj. E gjitha lidhet me atë që ndiheni. Nëse doni të bëni një operacion, bëjeni. Nëse doni të vishni një fustan për të cilin dikush mendon se dukeni shumë të mëdhenj, visheni. Nëse ndiheni sikur dukeni mirë, ju dukeni mirë.”, deklaroi ajo.

Më herët këngëtarja ka deklaruar se duke e fshehur trupin e saj, askush nuk mund ta gjykojë dhe do të fokusohen vetëm te këngët e saj.

Ndër të tjera, Billie ka folur edhe për këngën “Your Power” që i referohet një marrëdhënieje abuzive kundrejt një të mituri. Eilish tha se të paktën njëherë gjithë bashkëmoshatarët e saj kanë përjetuar një lloj sjelljeje të papërshtatshme seksuale.

“Nuk ka rëndësi se kush jeni, si është jeta juaj, më ke rrethoheni, sa të fortë jeni, sa të zgjuar. Gjithmonë dikush mund të përfitojë. Ky është një problem i madh në një botë me abuzime seksuale vajza që janë të sigurta dhe me vullnet të fortë e gjejnë veten në situata ku janë viktimat.”, deklaroi ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë